Sigurimi i përgjegjësisë

Rritja e Tregut

Rreziku i Përgjegjësisë është ende një produkt shumë i nënvlerësuar dhe i panjohur në një pjesë të madhe në rajonin e EQL, por si në çdo treg në zhvillim, për shkak se ajo fillon nga një bazë e ulët ajo do të rritet më shpejt, si klasë e sigurimeve në përqindje, se sa klasat e tjera standarde të sigurimit. Ka një ndjenjë të rreme të sigurisë apo edhe të vetëkënaqësisë kur bëhet fjalë për ekspozimet e përgjegjësisë në rajonin e EQL. Kjo është reflektuar ende në “zakonet e blerjes” të bizneseve jo vetëm lokale, por edhe nga disa biznese në pronësi të huaj, të cilët e kanë mësuar ndonjëherë shumë vonë, dhe me kosto të madhe për veten e tyre se nuk mund të kenë pretendime të konsiderueshme përgjegjësije në rajonin e EQL.

Shumë kompani në EQL nuk e shohin të arsyeshme nevojën për të blerë sigurimin e përgjegjesisë, por gjithnjë e më shumë kjo po ndryshon për disa arsye si më poshtë;

  1. Eksperienca me kërkesat e mëparshme për dëmshpërblime  – Siguruesit e EQL kanë më shumë gjasa për të ndjekur pretendimet pas një zjarri / aksidenti, dhe eksperienca e blerësve të sigurimeve në EQL po bëhet gjithnjë e më shumë e formuar, dhe pas një ngjarje të tillë ata kanë më shumë gjasa për të parë nevojën për të blerë Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj palëve të treta.
  2. Presioni nga blerja e kompanive Perëndimore – Fabrikat në EQL prodhojnë shumë mallra për europën perëndimore dhe SHBA, dhe blerësit perëndimorë kërkojnë më shumë garanci dhe kjo çon në një kërkesë për sigurimin e përgjegjësisë të produktit, sigurim që një fabrikë në EQL zakonisht nuk do ta blinte.
  3. Presioni i Direktivave dhe legjislacionit të BE-së  – BE-ja nxjerr udhëzime dhe rregulla për profesione specifike, dhe kjo çon në rritjen e kërkesave lokale të përputhshmërisë për profesionet e EQL (sidomos noterët, avokatët, kontabilistët) e cila nga ana tjetër çon në rritjen e kërkesave të nevojës së sigurimit profesional. Limitet e dëmshpërblimit për sigurimin professional janë vazhdimisht duke u ngritur nga Autoritetet e mbikqyrjes në EQL që çojnë automatikisht në prime sigurimi më të larta.
  4. Investimet perëndimore– Investitorët perëndimorë, sidomos fondet private të investimit, kërkojnë një nivel më të lartë të sigurimit të domosdoshëm për partnerët e tyre të investimeve, dhe kjo çon në më shumë sigurime të përgjegjësisë për tu blerë nga blerësit e EQL. Në kompani të veçanta të EQL të listuara në tregjet perëndimore financiare duhet blerë Sigurimi i Drejtorëve dhe oficerëve (D & O) ( Directors & Officers ), dhe kjo është një nga arsyet që kryesisht shtojnë kërkesën për këtë mbulim në tregun e EQL-së.
  5. Klima e Mjedisit– Derdhja e llumit në 2010 Alka në Hungari vuri në dukje se vendet e vjetra industriale në të gjithë rajonin e EQL përbëjnë një kërcënim mjedisor. BE-ja gjithashtu lëshon Direktivave të rregullta për përgjegjësi të pastër mjedisore, dhe ka një vetëdije në rritje të nevojës për të blerë mbulimin ndaj ndotjes ambientale. (i cili është në dispozicion) në Evropën Qendrore dhe Lindore, por ende kërkesa për këtë mbulim mbetet shumë e ulët.

 

Vlerësimi i riskut

Historikisht çmimi i Sigurimit të përgjegjësisë është në bazë të përvojës paraprake të dëmeve dhe vlerës kontabël të të ardhurave vjetore të biznesit. Për shkak të faktit se ka një përvojë të ulët të dëmeve nga përgjegjësia në EQL, Vlerësimi i Sigurimeve Përgjegjësia në EQL është ende një art misterioz, dhe kjo çon në luhatje të gjerë në ofertat primeve.

Pozicioni është i komplikuar dhe nga fakti që në disa vende të EQL, sidomos territore jashtë BE-së, legjislacioni vendor dhe sistemi gjyqësor janë shumë pa eksperiencë me konceptin e përgjegjësisë gjë që çon në vendime shpeshherë të pazakonta dhe të ndryshueshme. Në fakt çdo rast gjyqësor përgjegjësije i sigurimeve në Europën Qendrore dhe Lindore është ende një test.